Art

Erion Veliaj zbulon për TAR të gjitha risitë e veçanta të Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë!

Silvia Tabaku
10/04/2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj ka qenë i ftuar në inagurimin e Agjencisë së Industrisë Kreative. Një tjetër hapësirë kushtuar rinisë shqiptare, zhvillimit dhe kreativitetit. Çfarë mund të na thuash në lidhje me të gjithë emocionin që të jep inagurimi i një prej qendrave me prespektivën më të madhe në qytet?

Është aktiviteti i 40-të për sot por është ëmbëlsira për në fund. Ne kemi pasur shumë kërkesa për të xhiruar filma dhe spote të ndryshme në Tiranë, një qytet i cili po kthehet një set të madh filmash, kemi pasur shumë grupe të interesuar nga Italia, Turqia por edhe nga kanale të njohura si Netflix apo AppleTV. Ka shumë prodhim dhe gjithmonë po kërkohen vende autentike, ne nuk jemi Roma apo Viena por ne jemi autentik. Më shumë ngjajmë ne Tel Aviv-n sesa me një qytet ballanik. Kjo do të thotë se lindi nevoja për të pasur një agjenci e cila së pari adreson nevojat e atyre prodhimeve që ekzistojnë por që po mendojnë pak edhe për të ardhmen. Sepse në të ardhmen shumë gjëra do të jenë digjitale, si produksionet e ndryshme që kanë bazë kodimin, animacionin ose edhe realitetin virtual. Është një agjenci për të ardhmen e qytetit.

Në këndvështrimin e tij jo vetëm si Kryetar i Bashkisë por edhe si baba, Erjon Veliaj ka treguar se si e sheh rininë e vitit 2022.

Edhe djalin tim i cili është 3-vjeç e kam çuar tek “Micro Folie” që të shikojë sesi teknlogjia mund t’i hapë horizontin. Për të gjithë prindërit që më pyesin se ku duhet të orientohen fëmijët unë i them tek teknologjia sepse ajo është dega kryesore për të cilën ne kemi nevojë dhe ajo është e ardhmja. Prandaj edhe punët të cilat paguhen më shumë e kanë bazën tek teknologjia. Duhet të shikojmë nga e ardhmja, duhet të ëndërrojmë me limitet që ka krijuar bota. Punët e të ardhmes gjithashtu kanë një të mirë sepse ti mund të punsoh edhe në distancë, pra mund të puosh nga Tirana për në Gjermani apo Australi.

Veliaj gjithashtu ka ndarë edhe një mesazh për të rinjtë.

Ky është viti ku Tirana është “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” dhe ne kemi një buxhet rekord për ata që do bëjnë produksione, për ata që do prodhojnë filma dhe spektakël dhe për ata që do investojnë në Industrinë Kreative. Kështu që kush dëshiron të prodhojë të na vijë më një propozim dhe kush do që të mësojë të regjistrohet në njërën nga qendrat e kodimit, Për ata që janë më mundësi të kufizuara ekonomike, bashkia iu subvensionon bursën. Ne duam që çdo djalë dhe çdo vajzë të ketë të njëjtin shans për sukses.

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë