FLI

Silvia Tabaku
22/04/2022

“FLI” – Bazuar në veprën “Ifigjenia në Aulidë”nga Euripidi.
Regjia: Enton Kaca.

Teatri Metropol prezanton premierën e re me titull “FLI”, një konceptim modern dhe aktual i veprës “Ifigjenia në Aulidë” të Euripidit, sjellë në skenë me regji dhe dramaturgji nga Enton Kaca. Kjo vepër, premiera e së cilës do të ngjitet në skenë në datën 28 prill është një nga veprat më të njohura të Euripidit që përfshin brenda intriga, mashtrime, rivalitet politik, luftë, hakmarrje, konflikte, ambicie, vetëmohim në skenat kryesore të tragjedisë.

A është lufta mjeti i duhur për të zgjidhur konfliktet?! A “sakrifikohet” familja për karrierën personale?! A vlen më shumë krenaria dhe lavdia se arsyeja?! Janë këto linjat dhe idetë mbi të cilat vërtitet historia e shfaqjes “FLI”, personazhet e së cilës përfshihen thellësisht në një diskurs politik, filozofik, ekzistencial mbi luftën dhe pasojat e saj, duke krijuar një pasqyrë të qartë të identitetit njerëzor, ngjashmërisë dhe paralelizmave të këtij identiteti në periudha të ndryshme kohore.

Interpretojnë: Amri Hasanlliu, Bujar Hoxhaj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Ismail Shino, Klodjana Keco, Linda Jarani, Lindar Kaja, Margent Caushi, Mariglen Domi, Mario Bali, Marius Dhrami, Roerd Toçe, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Vanesa Guri, Xhino Musollari, Xhoni Spahi.

Kori: Ketjona Pecnikaj, Parashqevi Hallkaj.
As. Regjisor: Edvin Mustafa.
Kostumet: Sofi Kara.

Në datat: 28, 29, 30 Prill, 1, 11, 12, 13, 14, 15 Maj 2022
Ora 19:00.

Ju mirëpresim!

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram
Facebook
+355 67 227 0668

Adresa: Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë 

Më shumë