REQUIEM – TONIN HARAPI
10 MAJ – ORA 20:00
SKENA E TKOB
Përfaqësues i një etape me rëndësi në muzikën shqiptare në gjysmën e dytë e shekullit të 20, kontributi i Tonin Harapit konsistoi në krijimin e bazës profesionale dhe fizionomisë së kësaj muzike.
Requiem i tij është një vepër liturgjike që mund të konsiderohet si një lloj testamenti artistik i autorit. Me këtë krijim ai përpiqet të rigjejë lidhjet e tij shpirtërore me të shkuarën, në një lloj prehjeje dhe njëkohësisht reflektimi për elementin shpirtëror e fetar.
Me pjesëmarrjen e :
Orkestra simfonike dhe trupa e korit
Dirigjent : Dritan Lumshi
Solistë: Eva Golemi, Denis Skura, Laura Hoxha, Bledar Domi
Soliste në piano: Etrita Ibrahimi
✅Shitja e biletave fillon në datën 6 Maj në sportelin e TKOB, çdo ditë nga ora 10:00 – 14:00 dhe 16:00 deri 20:00.
Ju mirëpresim!
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë