Art

Një Shtëpi Muze si ajo e Kadaresë vjen me performanca mjaft të veçanta poetike!

Silvia Tabaku
14/06/2022

A i keni menduar ndonjëherë bashkë zërat e aktorëve tuaj më të dashur në një cd duke interpretuar disa nga poezitë më të bukura të Ismail Kadaresë? A e keni menduar ta vizitoni një Shtëpi Muze si ajo ku Kadareja shkruajti disa nga kryeveprat e letërsisë shqiptare, me një audioguidë nëpërmjet poezive?
Me 14 qershor ora 21.00 ju ftojmë në një eksperiencë të veçantë në promovimin e diskut “Kristal”, por jo vetëm!

Një performancë poetike ku Muza do t’ju shoqërojë në një udhëtim unik në atelienë e një shkrimtari si Ismail Kadare. 🌹 Në fund mbrëmja do të mbyllet me dhuratë cd-në.

Pranë Shtëpisë Studio Kadare!
Rr. E Dibrës , “Pallati me kuba” k.3

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
shtepiakadare.tirana.al

Më shumë