Art

BKSH, në kuadër të javës spanjolle ekspozitë me autorët shqiptarë të botuar në Spanjë!

Silvia Tabaku
23/06/2022

In memoriam Ramón Sánchez Lizarralde

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle, çeli të sot ekspozitën “Autorët shqiptarë të botuar në Spanjë” in memoriam për Ramón Sánchez Lizarralde, si homazh për përkthyesin e parë të letërsisë shqipe në spanjisht ndarë nga jeta në vitin 2011, me pjesëmarrjen zëvendësministres së Kulturës, znj. Meri Kumbe, nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, znj. Keti Luarasi, shkrimtarë, përkthyes, botues, personalitete të kulturës, pedagogë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, gazetarë, si dhe të ftuar të tjerë. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha, duke vlerësuar “kontributin e vyer” të Ramón Sánchez Lizarralde u shpreh se “shqiptarët dhe kultura shqiptare i janë mirënjohës për përkthimet e tij mjeshtërore, si një dritare në njohjen e kulturës dhe të botës shqiptare në Spanjë”.

Në këtë rast të veçantë, Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë do t’i dhurohen nga bashkëshortja e të ndjerit Ramón Sánchez Lizarralde, znj. María Roces González, 155 libra të autorëve shqiptarë (Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Bashkim Shehu, Luan Starova, Mitrush Kuteli, Mimoza Ahmeti, Rudi Erebara etj.) të botuar në Spanjë, që përbëjnë një kontribut të vyer në pasurimin e koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare, por edhe si pjesë e kësaj ekspozite.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë publikun.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
www.bksh.al
Facebook

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë