Art

“Tri gra” nga Ema Andrea!

Silvia Tabaku
28/06/2022

Aktorja Ema Andrea rikthehet në COD me debutimin e një prej autorëve më të njohur aziatik, Yasushi Inoue, me romanin e tij të mirënjohur në të gjithë botën, “Tri gra”.

“Tri gra” është një roman tronditës për pasionin njerëzor. Është historia tragjike e një pasioni të pamundur i shkruar në tri letra, që i drejtohen të njëjtin person nga tri gra të ndryshme. Një krijimtari letrare e Yasushi-it, e cila frymëzohet nga Japonia moderne.

Romani është një udhëtim me rrëfime që të fton ta ndjekësh në botën e mistershme dhe të fshehtë të orientit të largët!

Ditën e mërkurë 29 qershor, ora 19:30, Salla “Tako Artistin”, COD. Hyrja e lirë!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
04 227 7546
cod.al

Adresa: Kryeministria, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë

Më shumë