Na duhet të presim edhe shumë pak për super koncertin e Rita Orës në Tiranë!

Silvia Tabaku
22/07/2022

Po është e vërtetë! Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë. Ajo pritet të mbajë koncert më 6 shtator në kryeqendrën e Shqipërisë dhe këtë ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.

Vetë këngëtarja Rita Ora ka ripostuar foton me shënimin se është “e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën time të bukur”.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë. Postimi i Rita Orës ka marrë menjëherë vëmendje të madhe dhe ka pasur shumë reagime nga ndjekësit e saj. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

https://www.instagram.com/reel/CgPyH6tjypL/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b86c314c-dd92-4caf-98bc-51e9897a3d12

Kjo do të jetë hera e tretë që Rita Ora ngjitet në një skenë në Shqipëri. Ajo ka performuar edhe në vitin 2012 në Tiranë për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe më pas Rita Ora e vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në vitin 2018, ku mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”.

Më shumë