Publikohet “House of the Dragon”, fansat mbeten pa fjalë…

Anja Dervishi
25/08/2022

HBO ka publikuar së fundmi “House of the Dragon”, një serial, ndodhitë e të cilit zhvillohen 200 vjet përpara se të vizitonim Westerosin në serialin shumë të njohur për të gjithë, “Game of Thrones”. “House of the Dragon” vjen si një paraprijës ambicioz i një prej serialeve më të njohura të të gjitha kohërave dhe ndoshta, një lloj korrigjimi për t’u rikthyer në binarë ose për t’u ulur në fronin e programeve televizive.

Fundi i serialit “Game of Thrones” i la fansat me një vëzhgim të hidhur gabimesh, gota plastike Starbucks dhe shishe uji në kuadrin e dramës fantazi. Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha. Shumë shikues ishin të mendimit se finalja nuk ishte në përputhje me standardet që seriali mbajti për tetë sezone.

Nuk mungojnë dragonjtë, kuajt dhe shpatat, ndërsa gjithçka fillon me një prolog të fuqishëm, i cili është gjithmonë një zë hipnotizues i kthimit në të kaluarën e largët. Seriali u bazua në veprën e George R.R. Martin, “Fire and Blood” dhe tregon historinë e rënies së shtëpisë Targaryen, kurse ngjarjet i paraprijnë luftës së trashëgimisë, e njohur më mirë si “Dance of Dragons”.

Bashkëkrijuesi i “House of the Dragon”, Ryan ka thënë se ky serial ofron shumë për audiencën, megithatë ai dallon shumë nga origjinali. Ngjarjet në të ndodhin 170 vjet para të tjerave. Sipas tij, “House of the Dragon” ka një tregim shumë më intim, sepse seriali i parë paraqet shumë njerëz në udhëtime nëpër botë, e ky është shumë më intim, më familjar.

Paraqitet një tragjedi greke, një familje që shkatërrohet. Por, bota në të dallon nga ajo e para. Tani Targaryens janë në pushtet, kanë 17 dragonj dhe kanë edhe qetësi, ka thënë Ryan.

Më shumë