14 artistë nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka çelin ekspozitën ‘Can you hear me’ (A mund të më dëgjosh), në galerinë FAB.
Në të përfshihen punime të formateve të ndryshme, shprehjeve dhe historive që dëshirojnë të japin një përshkrim të momentit të atij castit të parë kur agimi ndriçon mbi qytetet, peisazhet dhe drita zbulon një botë të re.
“Titulli korrespondon me bukuritë e vogla në jetë. Shpresoj që ekspozita do të prekë publikun në vetvete. Dhe mendoj që nëse prekesh nga e bukura dhe cilësia ato të japin më shumë shpirt. Dhe nxjerrin në pah anën tënde të mirë. Dicka e tillë, si poezia dhe muzika”, tha kuratori Mats Jansson.
Ekspozita dëshiron të jetë një zë në botë, për lirinë, dashurinë dhe vlerat jetëdhënëse që perishin gjithkënd gjithçka të përkthyer në vlerat pamore. Edhe materiet apo mënyra e shprehjes së këtyrë artistëve është e veçantë.
“Të gjithë artistët janë një hap para tradicionales. Dhe të gjitha janë punime me dorë”, tha Jansson.
Kuratori ka një thirrje; ne vetëm një çast të ndalojmë, të reflektojmë, ndjejmë dhe dëgjojmë frazën: A mund të më dëgjosh?
“Materialet janë nga më të ndryshmet. Qeramikë, xham, letër. Secila punë ndryshon nga tjetra. Por kanë diçka që korrespondojnë me njëra tjetrën dhe uroj që ti shihni”, shtoi ai.
Zërat e përditshëm të gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve janë ndaluar në të gjithë botën. Zërat e atyre që ngrihen për demokracinë, lirinë, diversitetin, barazinë, mjedisin, të drejtën për të dashuruar personin që do dhe të drejtën për arsimim. Zërat e atyre që duan ta bëjnë botën një vend më të mirë. Të vetëm, këta zëra mund të dëgjohen në qytete dhe gjatë natës.
Ekspozita është e hapur nga data 14 Shtator deri më 5 Tetor.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
068 604 7899
www.uart.edu.al
Adresa: Universiteti i Arteve, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë