Peza Adventure Festival 2022

Megi Daci
15/09/2022

Peza Adventure Festival, është festivali i parë që ka në fokus promovimin e turizmit, sporteve me kuaj dhe shumë disiplinave te tjera sportive në Pezë. Një sërë aktivitetesh sportive dhe argëtuese për mosha dhe interesa të ndryshme, do të zhvillohen përgjatë dy ditëve në këtë zonë. 🐎🏸🥅🏀🎧

Peza është vendi ideal për të kaluar kohë cilësore me familjen, miqtë dhe këdo që dëshiron, midis vlerave natyrore, kulturore dhe turistike, si dhe mundësisë për të praktikuar shumë lloje sportesh.🤾‍♀️🏞💃♟🎳

Ndërthurja midis sportit-natyrës-turizmit është kombinimi më i bukur që na nevojitet për t’u rigjallëruar dhe për ta bërë më të bukur këtë vjeshtë. Por surpriza më e veçantë, është për ata që dashurojnë kuajt.

Në datat 23 dhe 24 shtator 2022, mund të zbavitesh përmes përfshirjes në sporte dhe lojëra, të shijosh natyrën dhe kulinarinë mes një energjie të mrekullueshme të banorëve të zonës dhe të takosh kampionët e tu të preferuar nga disiplina të ndryshme sportive, në Pezë.🥰

Organizohu, eja në #PAF dhe #meetthechampions!🏆

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë