Tanita Tikaram, këngëtarja e famshme britanike, koncert për herë të parë në Shqipëri!

Megi Daci
20/09/2022

Këngëtarja britanike e famshme e viteve ‘80-‘90, e njohur per këngën “Twist In My Sobriety”, vjen për herë të parë me nje shfaqje fantastike Jazz-Pop në Amfiteatrin e Tiranës në datën 30 Shtator. 💥

Living Room Entertainment sjell për herë të parë në një koncert live këngëtaren e njohur Tanita Tikaram.
Koncerti do të mbahet më datë 30 Shtator panë Parkut Olimpik të Tiranës.

Tanita Tikaram është një këngëtare dhe kantautore pop/folk e rritur në Britani shumë e njohur për muzikën e saj. Ajo arriti sukses të madh me këngët “Twist in My Sobriety” dhe “Good Tradition” nga albumi i saj debutues i vitit 1988, Ancient Heart.

Albume të tjera të publikuara nga Tanita janë: Everybody’s Angel, Eleven Kinds of Loneliness, Lovers in the City, Cappuccino Songs dhe Sentimental. Një këngëtare nga ato të muzikës së vërtetë.
Biletat i gjeni tek livingroomshow.al 🎫

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë