Java Europiane e Sportit

Megi Daci
22/09/2022

Java Europiane e Sportit (23-30 shtator 2022) për Shqipërinë nis me: #BeActiveByNight 🎇
🗓 23-09-2022
⏰ 19:30
📍Pazari i Ri Tiranë.

Java Europiane e Sportit 2022 do të implemetohet sërisht edhe këtë vit në Shqipëri me një larmishmëri aktivitetesh që do të përcjellin mesazhet e rëndësisë së të qënit aktiv për gjithë shtresat e shoqërisë pa asnjë dallim, jo vetëm gjatë kësaj jave por gjatë gjithë vitit. Iniciativës i janë bashkuar 58 ZVA në 12 qarqe , 61 bashki ku do të zhvillohen mbi 2000 veprimtari nën moton #BeActive .

Java Europiane e Sportit, është java e secilit prej jush, pa marrë parasysh moshën, formimin, kualifikimin dhe nivelin e fitnesit. Synimi i Javës së Sportit është të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik në të gjithë Europën. Por këtë në këtë vit ndryshe nga herët e tjera , temat e Forumit për sport që do të diskutohen janë për sportin gjatë pandemisë, strategjinë kombëtare për sport dhe qeverisjen sa më të mirë për barazinë gjinore.
Të gjithë partnerët Be Active së bashku në një mbrëmje festive në zemër të qytetit ku sdo të mungojë veprimtaria sportive, rekreative, artistike dhe përcjellja e mesazheve të Javës Europiane të Sportit!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë