Cirku në qytetin tënd

Megi Daci
24/09/2022

Hej kalamaja,🙋 do dilni nesër të shohim shfaqje cirku në Bulevard?🤹‍♀️ Është Dita pa Makina, ndaj rrugët do t’i pushtojnë akrobatët e talentuar të Cirkut Kombëtar, të cilët na kanë premtuar plot numra argëtues për ju. Të vegjël apo të rritur, askush nuk mund t’i rezistojë magjisë dhe emocioneve që përcjell një shfaqje cirku.
Cirku Kombëtar në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit sjellin përgjatë muajit shfaqjen “Cirku në qytetin tënd”. Artistët akrobatë do të sjellin numra të përzgjedhur për të gjithë.

📍Ditën e dielë, ora 10:30, ju presim të gjithëve me shokë e shoqe, prindër, gjyshër, motra e vëllezër te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Mos mungoni!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Më shumë