
Për herë të parë në hollin e #TKOBAP për publikun shqiptar vjen një vepër teatrale, në kuadër të bashkëpunimit shumëdimensional të Teatrit Kombëtar të Operës me botën e artit shqiptar.
Një Kazanovë në kërkim jo të një gruaje, por të një fëmije.
E ndërsa 43-vjeçari pret të bëhet baba nga Rebeka, një konceptuese profesioniste fëmijësh, bie në dashuri me Kristinën, kamarieren intriguese, që i ka lindur dëshira të bëhet mama. Në një trekëndësh dashurie ka gjithnjë surprizat e veta.
Xhozef Barneti, përballet me Rebekën brune dhe Kristinën bionde, ku kjo e fundit mori atë çka deshi, jo dashurinë e Xhozef, por një fëmijë prej tij.
Në fund të dyja gratë u larguan. Kazanovës i mbeten në duar dy krijesa të brishta, në kërkim të një gruaje të denjë për të rritur fëmijët.
“Gratë e Kazanovës”, komedi nga Jean- Claud Danaud, me regji nga Andia Xhunga dhe protagonistë Indrit Çobani, Rozana Radi dhe Andia Xhunga, vjen më datë 28 & 29 Shtator ora 20:00
Përktheu | Anila Pango
Skenograf | Genc Shkodrani
Kostumograf | Joni Peçi
Për rezervime: 0696614663
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram
Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë