Art

Rikthehet në TKOB komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar”

Megi Daci
04/10/2022

Duke nisur nga sonte datë 3 Tetor, për katër mbrëmje rresht, 4, 5 dhe 6 Tetor, do të kemi mundësinë të shijojmë një Stand Up të ndërthurur në një komedi plot batuta e situata, me tre aktorë të mrekullueshëm e të dashur për publikun shqiptar.

“Shtëpiakë të dëshpëruar” është një komedi romantike mbi burrin modern. Komedia vjen me regji nga Artan Imami, një nga emrat e vlerësuar të skenës sonë teatrore në aktivitetin e tij artistik. Shfaqja premierë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit ka në role aktorë të njohur. Në role janë Artan Imami, Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani. Tre aktorët që janë prezantuar para publikut në shfaqje të ndryshme, por këtë herë ata vijnë me një komedi franceze të suksesshme edhe në skenat e huaja më parë. Teatri bën me dije se vepra u vu në skenën e Parisit në vitin 2011, për të vijuar me sukses në teatër. “Nuk është një parodi e serisë së famshme “Shtëpiake të dëshpëruara”. Vepra është vënë në skenë në vitin 2011 në Paris dhe vazhdon jetën e saj edhe sot. 

3, 4, 5, 6 Tetor, ora 20:00 ju mirëpresim me “Shtëpiakë të dëshpëruar”.

Për rezervime: 069 66 14 663

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë