“Check-in Fest Tirana”, vjen së shpejti në kryeqytet!

Megi Daci
11/10/2022

Kryeqyteti do të gëlojë nga aktivitetet speciale në datat 4-5-6 Nëntor.

3 ditë feste të paharrueshme dhe një program i pasur me aktivitete argëtuese, kulturore dhe sportive. Street Party, Treasure Hunting, Koncert Live, Talks, Meet&Greet, të gjitha bashkë do t’i japin një frymë tjetër Tiranës. Një festë e madhe dhe e veçantë që nuk duhet humbur për asnjë arsye. Një larmishmëri aktivitetesh për t’u mbajtur mend, ku secili prej tyre është një arsye e fortë për të festuar sëbashku dhe për të bërë check-in.

  • Muzika e zgjedhur elektronike do të pushtojë rrugicën më legjendare të bllokut. Eja merr diçka për të pirë dhe shijo festën me shoqëri dhe muzikë të mirë.
  • Gjueti Thesari për të gjithë ata që janë lojtarë dhe kureshtarë në jetë. Itenerari përfshin vende historike ku do të jepen sugjerime për destinacionin sekret të rradhës. Lojën e fiton ai që arrin i pari në lokacion dhe bën check-in.
  • Sheshi përpara Akademisë së Arteve do të kthehet në një vend të mahnitshëm ku do të këndoni dhe kërceni nën tingujt e muzikës fantastike nga Banda dhe DJ shumë të dashur nga ju.
  • Një panel me studies dhe profesionistë të trashëgimisë kulturore, do të diskutojë mbi vlerat & të ardhmen e trashëgimisë së qytetit.
  • Një takim special në një nga baret e bllokut me të gjithë artistët dhe organizatorët për të biseduar e diskutuar.

Për më shumë informacion rreth eventit mund të ndiqni:

https://checkinfest.al/#seksioni4

Më shumë