Art

“Mythodea”, ekspozita më e re në galerinë FAB

Megi Daci
18/10/2022

Të nderuar miq, me emocion të veçantë, Galeria FAB ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën e fundit të “pakryer” të mikut dhe kolegut tonë të dashur, skulptorit

ARBEN BAJO

“MYTHODEA”

dt. 13 tetor 2022, ora 19.00

kohëzgjatja 13 tetor – 12 nëntor 2022

Galeria FAB, Universiteti i Arteve, kuruar nga Ardian Kapo, Ermir Hoxha

Mythodea / teksti kuratorial

Titulli “Mythodea”, i ekspozitës së pakryer të skulptorit Arban Bajo u vendos nga titulli i e një simfonie korale për të cilën Bajo fliste shpesh. Vepra e shkruar nga kompozitori grek Vangelis në vitin 1993, me titullin origjinal “Mythodea, ishte performuar vetëm një herë në tempullin e Zeusit në Athinë. “Mythodea” ishte një projekt kompleks. Ai zgjati në kohë dhe mori formë në dy linja të ndryshme, ku e para ishte ajo klasike, dedikuar mitologjisë.

Demi Kretez i Bajos paraqitej aty si një subjekt imponues, i madh dhe i fuqishëm, teksa me brirët e mprehtë, të drejtuar lart, parakalon me hapin ceremonial. Ndërkaq figura e Europës mezi dallohet në shpinën e kafshës. Kapërcimin e vetvetes Bajo do ta realizonte në një version monumental të figurës së Pegasos. E derdhur në allçi apo rezinë, ajo ishte projektuar për t’u ekspozuar e përmbysur në galeri në një vend qendror.

“Mythodea” ishte projekti më ambicioz e kompleks i Bajos. Aty ai do të kapte frekuencën e vet maksimale, si në përqasje estetike, ashtu dhe në thellësinë filozofike të temës, ndërsa për shumë aspekte aty Kafsha përpiu Njeriun, kurse Qenia dhe Artisti u bënë njësh. Ekspozita e tij e “pakryer” zë vend në Galerinë Fab.

“Mythodea” ishte projekti më ambicioz e kompleks i Bajos. Aty ai do të kapte frekuencën e vet maksimale, si në përqasje estetike, ashtu dhe në thellësinë filozofike të temës, ndërsa për shumë aspekte aty Kafsha përpiu Njeriun, kurse Qenia dhe Artisti u bënë njësh.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
068 604 7899
www.uart.edu.al

Adresa: Universiteti i Arteve, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë

Më shumë