Art

Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor

Megi Daci
27/10/2022

❇️TKOB është krenar që mbështet Edicioni-n e Parë të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor nga datat 28 Tetor deri më 4 Nëntor.

1 nëntor 2022
Teatri Kombëtar Experimental
9:30 – 10:15
11:30 – 12:15

Peter and the Wolf
Koreografia: Emilie Lalande

Me: Audrey Lievremont, Anaïs Pensé, Fabrizio Clemente, Marius Delcourt, Jean- Charles Jousni, Baptiste Martinez

Musika: S. Prokofiev (New York Philharmonic “Peter and the wolf, Op 67” de Leonard Bernstein)
Peter dhe Ujku është mbi të gjitha një përrallë muzikore. Objektivi, në krijimin e një versioni kërcimi, ishte të eksploronte lidhjet midis muzikës dhe kërcimit. Ndaj, ishte e nevojshme që kërcimtarët të ishin në gjendje ta tregojnë këtë histori me lëvizje ndjellëse për fëmijët, ashtu si muzika e Sergeit Prokofiev. Qëllimi im ishte t’i afrohesha sa më shumë mënyrës se si fëmijët krijojnë dhe tregojnë histori.
Dëshira ime ishte të krijoja një pjesë që të prekë dhe të mallëngjejë si ndjeshmërinë e fëmijëve, ashtu edhe të të rriturve: eksplorimi i frikërave tona, magjepsja pas kafshëve të egra dhe zbulimi nga një fëmijë i vogël i forcës së tij, emancipimit dhe ndershmërisë së tij. Kam dëgjuar Peter-in dhe Ujkun qindra herë gjatë disa muajve, duke e zhbërë secilën notë, çdo frazë, duke kërkuar gjestin që do t’i përgjigjej më mirë secilit personazh
dhe duke u përpjekur të nxjerr një vizion koherent për punën time mbi të. Pastaj fillova të shkruaj një “skenar kërcimi” i cili ndjek një formë shumë precize dhe paraekzistuese. Rekursi për zërin nuk ishte më i nevojshëm. Në sfondin e skenës janë disa rreshta të vizatuar me shirit, pastaj gradualisht kuptojmë se ato kthehen në një kopsht para një shtëpie. Ky iluzion i papërgatitjes, sikur shfaqja po shpaloset para syve të tyre, u jep fëmijëve ndjesinë se edhe ata janë pjesë e historisë. Ripërdorimi i objekteve është shumë i rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve për uljen e konsumit.
Dëshira ime ishte të krijoja një pjesë që të prekë dhe të mallëngjejë si ndjeshmërinë e fëmijëve, ashtu edhe të të rriturve: eksplorimi i frikërave tona, magjepsja pas kafshëve të egra dhe zbulimi nga një fëmijë i vogël i forcës së tij, emancipimit dhe ndershmërisë së tij.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë