Art

“Circuit me Anisën”, një fundjavë aktive dhe e shëndetshme në parkun e Liqenit Artificial

Megi Daci
03/11/2022

Një fundjavë aktive dhe e shëndetshme në park!
“Olivin Tirana” dhe “Women Founders Network” në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit sjellin aktivitetin outdoor “Circuit me Anisën”, ku vajzat e gratë në biznes do të bashkohen për një seancë energjizuese mes lëvizjeve, muzikës dhe bisedave.
Circuit është një klasë 45 minuta e cila kombinon ushtrime të ndryshme të HIT, LIIT, Yoga dhe Pilates.
Ky event ka për qëllim të krijoj dhe mbaj lidhje mes anëtareve të komunitetit duke ndarë eksperiencat e tyre në fushën personale e profesionale.
Vishni rrobat sportive, merrni tapetin e yogës dhe ju mirëpresim ditën e shtunë, datë 5 Nëntor, ora 10.00, te Fushat Sportive në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Pjesëmarrja është falas, por numri është i limituar. 

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
bashkiatirane.al
Instagram
Facebook
Twitter

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë