“Check-In Fest Tirana”, vjen në kryeqytet për 3 ditë me rradhë!

Megi Daci
10/11/2022

Koncerti është një nga aktivitetet më të mira të Check-in Fest. Sheshi përballë Akademisë së Arteve do të kthehet në një vend mahnitës ku do të këndoni dhe kërceni nën muzikën fantastike të QUARTETIT PETER PAN, GILLESPIE BAND, BLLA BLLA BLLA dhe grupit legjendar JERICHO.

Kryeqyteti do të gëlojë nga aktivitetet speciale në datat 4-5-6 Nëntor. Street Party, Treasure Hunting, Koncert Live, Talks, Meet&Greet, të gjitha bashkë do t’i japin një frymë tjetër Tiranës. Një festë e madhe dhe e veçantë që nuk duhet humbur për asnjë arsye. Check-in ta shijosh!

PROGRAMI

Por nuk mbaron me kaq. Pas kësaj, ne do të ndryshojmë zhanrin e muzikës, por jo energjinë. Për të gjithë të apasionuarit pas muzikës elektronike, do të kemi një performancë nga DJ SILO, dhe qershia në krye, ndërkombëtari, i dashuri ynë, SABB.

CHECK-IN për ta shijuar atë!


Për më shumë informacion rreth biletave ndiqni link-un:

https://gowild.al/

Më shumë