Shkruar dhe me regji e interpretim nga Rafael Hoxhaj kjo është një shfaqje e zhanrit të teatrit të lëvizjes. Shfaqja “Zhurma e kohës” është premierë, prej 8 dhjetorit në teatrin Metropol në Tiranë. Në materialin e teatrit rreth shfaqjes, thuhet se në koncept vepra trajton vetminë, humbjen e të dashurve, ndrydhjen që ne si shoqëri kemi ndaj historive tona, ndaj të shkuarës sonë, vështirësinë e shprehjes dhe pranimin e të vërtetave. Aktori nuk flet, por e tregon historinë vetëm me anë të lëvizjes, pantomimës dhe elementeve të kllounit. Vepra ka si personazh një aktor, i cili flet për jetën dhe përditshmërinë e tij, jashtë dyerve të teatrit. Aktori është gjithmonë në luftë me zhurmat e akrepave, orën dhe kohën si koncept, arrin të fitojë por kthehet shumë më përpara, tek momentet e lumtura të tij, i takon ata që pa dashje ja kanë shkaktuar vetminë, i jeton momentet pa frikë, pa paragjykime. Në thelb shfaqja është e bazuar në personazhe të jetës reale, kryesisht mosha të treta dhe historitë e tyre konkrete, ku jeta i ka përballur me humbjen e njerëzve të dashur, vetminë, me peshën dhe rëndësinë e kohës, vlerën e saj dhe dëshirën për të jetuar ose jo. As.regjisor Bujar Hoxhaj dhe muzika Rafael Marinaj, kostumograf Frenci Gjerasi.
“Zhurma e kohës” është shfaqja që çel festivalin e veprës shqipe në Teatrin Metropol, “Metrofest 6”. Një shfaqje e zhanerit të Teatrit të Lëvizjes.
Titulli: “Zhurma e kohës”
Autor: Rafael Hoxhaj
Regjia: Rafael Hoxhaj
Interpretojnë: Rafael Hoxhaj
As.regjisor: Bujar Hoxhaj
Muzika: Rafael Marinaj
Kostumograf: Frenci Gjerasi
Në datat: 8, 9, 10, 11, 15, 16, 17, 18
Ora: 19:00
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram
Facebook
+355 67 227 0668
Adresa: Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë