“Të mirësjellshmit – Rrobaqepësi i Fjalëve”, premiera më e re për fëmijë në Teatrin Metropol

Megi Daci
10/12/2022

Premierë në datën 10 dhjetor, ora 11:00.

Vepra e re për fëmijë që do të ngjitet premierë në Teatrin Metropol. Vepra e frymëzuar nga autori grek Antonis Papadhopulu dhe e përshtatur për teatër nga Sonila Kapidani dhe Elona Hyseni është një përrallë moderne për fëmijë. Kjo vepër e cila interpretohet nga aktorët Amri Hasanlliu, Ketjona Pecnikaj dhe Xhino Musollari flet për fuqinë e fjalëve, për nevojën për komunikim njerëzor, për dashurinë, rehatinë dhe ngrohtësinë që lidhin njerëzit kur arsyeja është në veprim. Është një shfaqje që të freskon e të ngroh dhe synon t’u flasë fëmijëve dhe prindërve për koncepte të nevojshme. Një shfaqje që çon vëmendjen tek fuqia e gjuhës dhe fjalëve, tek komunikimi dhe ngrohtësia mes njerëzve dhe për kënaqësinë që ndjen njeriu kur punon me pasion dhe dashuri. Nga çdo gjë të mirë që ka njeriu, fjalët kanë mundësinë që të bëjnë çdo zemër të marrë fuqi. 

Titulli: “Të mirësjellshmit – Rrobaqepësi i fjalëve”
Frymëzuar nga vepra e Antonis Papadhopulu
Përshtatur për teatër nga Sonila Kapidani dhe Elona Hyseni
Regjia: Elona Hyseni
Në role: Amri Hasanlliu, Ketjona Pecnikaj, Xhino Musollari
As regjisor dhe koreograf: Mario Bali
Formulues muzikor: All In Band
Teksti muzikor: Elona Hyseni
Skenografia dhe Kostumet: Frenci Gjerasi
Ndriçimi: Ergys Baki

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Instagram
Facebook
+355 67 227 0668

Adresa: Rruga Ded Gjo Luli, Tiranë 

Më shumë