Art

“Klasikët në Opera”, koncerti simfonik shumëngjyrësh në TOB

Megi Daci
09/01/2023

Edhe ne besojmë fort se “kur fjalët mbarojnë, muzika fillon të flasë”!🎵

Ndaj kemi vendosur ta lëmë muzikën e kolosëve botëror të kryeveprave klasike të kumbojë brenda “Teatrit të Përjetimeve”, në një koncert simfonik shumëngjyrësh, që do të depërtojë thellë në ndjenjat e gjithsëcilit.💌

Këtë radhë, gjurmët e klasikëve vinë në Opera si asnjëherë më parë, me mjeshtërinë e orkestrës së TKOB-së🎻🎺🎷🥁🪗, nën dirigjimin e artistit të shquar, Dritan Lumshi, ndjekur nga solistja në piano, Etrita Ibrahimi, e solistja në flaut, Enalda Gjoni, si dhe me bashkëpunimin e Orkestrës së Forcave të Armatosura.

Ju bëjmë me dije se koncerti “Klasikët në Opera” do të shfaqet vetëm më 14 janar, prandaj duhet të nxitoni për të rezervuar vendin tuaj!!!😁

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

✨Klasikët do vijnë në Opera, ejani dhe ju!

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë