Me rastin e Ditës së Kujtesës, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Metropol në Tiranë dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri, organizon një mbrëmje letraro-muzikore në kujtim të fundit të Holokaustit.
Aktorja dhe interpretuesja Ema Andrea do të lexojë në shqip dhe italisht një përzgjedhje fragmentesh nga libri “Nëse ky është një burrë” i autorit Primo Levi. Leximi do të shoqërohet nga kitaristi Denis Bizhga i cili do të interpretojë me kitarë klasike, pjesë nga Mario Castelnuovo Tedesco, Silvius Leopold Weiss, Joseph Kaspar Mertz dhe John Williams.
Dita e Kujtesës është një ditë përkujtimore ndërkombëtare, që kremtohet çdo vit më 27 janar si dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. E caktuar nga rezoluta 60/7 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 1 nëntorit 2005, kjo datë përkujton ditën e vitit 1945 kur trupat e Ushtrisë së Kuqe, duke përparuar në drejtim të Gjermanisë, çliruan kampin e përqendrimit të Aushvicit.
Programi:
– Fantazi – S.L.Weiss
– Elegji – J.K. Mertz
– Lexim nga Ema Andrea
– Jo Hubo Remedio – M.C Tedesco
– Leximi nga Ema Andrea
– Melankoli – M.C Tedesco
– Tema nga Lista e Shindlerit – J. Williams
Eventi do të zgjasë rreth një orë.
Për më shumë informacion mund të ndiqni: