Art

“Dita e Kujtesës”, mbrëmja letraro-muzikore në kujtim të Holokaustit

Megi Daci
20/01/2023

Me rastin e Ditës së Kujtesës, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Teatrin Metropol në Tiranë dhe Ambasadën Italiane në Shqipëri, organizon një mbrëmje letraro-muzikore në kujtim të fundit të Holokaustit.

Aktorja dhe interpretuesja Ema Andrea do të lexojë në shqip dhe italisht një përzgjedhje fragmentesh nga libri “Nëse ky është një burrë” i autorit Primo Levi. Leximi do të shoqërohet nga kitaristi Denis Bizhga i cili do të interpretojë me kitarë klasike, pjesë nga Mario Castelnuovo Tedesco, Silvius Leopold Weiss, Joseph Kaspar Mertz dhe John Williams.

Dita e Kujtesës është një ditë përkujtimore ndërkombëtare, që kremtohet çdo vit më 27 janar si dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. E caktuar nga rezoluta 60/7 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të 1 nëntorit 2005, kjo datë përkujton ditën e vitit 1945 kur trupat e Ushtrisë së Kuqe, duke përparuar në drejtim të Gjermanisë, çliruan kampin e përqendrimit të Aushvicit.

Programi:

– Fantazi – S.L.Weiss

– Elegji – J.K. Mertz

– Lexim nga Ema Andrea

– Jo Hubo Remedio – M.C Tedesco

– Leximi nga Ema Andrea

– Melankoli – M.C Tedesco

– Tema nga Lista e Shindlerit – J. Williams

Eventi do të zgjasë rreth një orë.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:

https://iictirana.esteri.it/iic_tirana/it/

Galeri

COD

Silvia Tabaku

Më shumë