Art

“Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, shfaqja teatrale nga artistët e rinj

Megi Daci
24/01/2023

Rinia krijon Kulturë dhe kjo dëshmohet në çdo aktivitet të #TiranaEYC2022.

Kultura ka forcë të transformojë vizionin e një shoqërie, të forcojë komunitetet lokale dhe të krijojë një ndjenjë identiteti dhe përkatësie tek njerëzit e të gjitha moshave, por në veçanti tek brezi i ri. Si një faktor që nxit angazhimin e rinisë për t’i pasqyruar çështjet e jetës së përditshme në forma kreative, kultura luan kështu një rol thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik për brezat e ardhshëm.

Artistët e rinj do të kenë një mundësi ndryshe nga programi shkollor të reagojnë nëpërmjet artit duke shprehur një qëndrim personal mbi aktualitetin, ëndrrat, problematikat që i rrethojnë, ndjesitë e tyre personale. Ata do të konceptojnë krijimet e tyre si një vlere e shtuar kulturore për qytetin e Tiranës, gjithashtu do të krijojnë diçka autentike përmes ndjesive të tyre personale dhe artistike.

“Rinia krijon kulturë” është shfaqja teatrale që do të zhvillohet në kuadër të #TEYC2022

📌 Shihemi 26 Janar ora 18:00 📍”Universiteti i Arteve”

Për më shumë informacion mund të ndiqni:

https://tiranaeyc2022.al/youth-creatures-culture/

Më shumë