Art

“Nëse muzika është ushqimi i dashurisë, atëherë luaje” me “Dolci baci”!

Megi Daci
10/02/2023

Një koncert simfonik vokal, ku “Kupidi i Dashurisë” do të prekë emocionet njerëzore, nëpërmjet arieve më të njohura si “L’elisir d’amore”, “Madama Butterfly”, “Magic Flute”, etj..😍

Më 14 shkurt, në orën 19:00 ju ftojmë të kremtojmë së bashku dashurinë, në bashkëpunimin e radhës mes #TKOB dhe Konservatorit Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci”, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga maestro Vakhtang Gabidzashvili e ndjekur nga talenti i veçantë i solistëve lirik.😁

Bileta kushton 800 lekë e 1000 lekë dhe mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook
Instagram

Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë

Më shumë