📜 “Karnavalet”, vepra e repertorit kombëtar e cilësuar si një nga më të çmuarat e këtij lloji, që i ka rezistuar kohës, madje tingëllon e freskët jo vetëm për nga tematika, por edhe nga rrjedhshmëria e melodive aq të dashura dhe të interpretuara me aq mjeshtëri nga trupa dhe solistët e TKOB-së.
Ku gërshetohet bukur linja e dashurisë, humori i hollë i personazheve, “pazaret e krushqisë” dhe mënyra e të jetuarit elegante korçare, të cilat kanë lënë gjurmë të rëndësishme në kujtesën e kulturës artistike dhe sociale të shoqërisë sonë.
Kjo vepër rikthehet pikërisht në 95-vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh Avni Mula dhe libretistit të mirënjohur Luigj Gurakuqi. Nën regjinë dhe kujdesin e veçantë të Inva Mules, të bijës së Avni Mulës, i cili shkroi “Karnavalet” mbi komedinë me të njëjtin titull të Spiro Çomores dhe libret të Luigj Gurakuqit.📃
Kjo operetë do t’ju kthejë pas në kohë, por do të tingëllojë me e re se kurrë, pasi në vetvete ajo nuk ka kohë.
Me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, dirigjuar nga virtuozja, Elda Laro, me kostumografi të frymëzuar nga estetika e viteve ’30, kuruar nga Elva Bella, skenografi të Romeo Çanit, ku gërshetohet mahnitshëm realistja dhe surrealistja, video-artistit Black- Box Film, si dhe me plot surpriza të tjera,
Këto mbrëmje s’do t’i harroni kurrë!🫶
🎟️Biletën tuaj mund ta tërhiqni çdo ditë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.