“GRUAJA E THYER” nga Simone De Beauvoir…

Silvia Tabaku
22/03/2023

Muriel, 43 vjeç, pas pesë vitesh që jeton e vetme dhe e mbyllur në apartamentin e saj, mezi pret të nesërmen për tu takuar me bashkëshortin dhe të birin e mitur, që jeton me të atin. Ajo ka planifikuar të shtrojë gjithë arsyet se përse i biri duhet të jetojë me të ëmën. Mirëpo, gjatë natës, duke kaluar nëpër kalvarin e kujtimeve, ajo zbërthen, sipas këndvështrimit të saj – të një njeriu perfeksionist – marrëdhëniet e ngushta familjare e shoqërore dhe nuk rresht së fajësuari të tjerët: dy bashkëshortët për dështimin e martesave të saj, të bijën për vetëvrasjen që ka kryer, të ëmën, e cila e ka përbuzur gjithmonë, të vëllanë, shoqet e ngushta e deri tek fqinjët. Nga ana tjetër, justifikon qëndrimet e saj, duke e paraqitur veten të sinqertë dhe gjithmonë në kërkim të rregullit dhe të një familjeje tradicionale, ku një grua duhet të ketë me patjetër një burrë në krahë dhe fëmijë për t’u kujdesur, që të fitojë një status të denjë për moralin e shoqërisë. Në këto kushte, ajo pret ditën e nesërme, e cila nuk i dihet se ç’të ardhme do i sjellë.

Një monodramë e kohës, që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton.

Një shfaqje kontemporane, ku gjithçka buron nga e brendshmja e personazhit: lëvizja trupore, fjala, imazhi, muzikaliteti, e kënduara dhe e luajtura e muzikës “live”.

Shfaqja është e përshtatshme për një publik mbi 16-vjeç.

Interpreton: Adriana Tolka

Regjia: Endri Çela

Shqipëroi: Amantia Kapo

Skenografia: Beqo Nanaj

Kostumografia: Sofi Kara

Muzika: Adriana Tolka

Në violonçel: Sotiraq Jorgji

Premierë në datat 24-25-26 Mars ora 19:00

Bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivgoli, Ambasadës Franceze dhe Aleanca Franceze.

Më shumë