Art

“Një këngë për jetën dhe veprat e Alessandro Leogrande”, shfaqja teatrale në kujtim të shkrimtarit dhe gazetarit të njohur italian

Megi Daci
29/03/2023

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë në Tiranë, shfaqjen teatrale Alessandro, një këngë për jetën dhe veprat e Alessandro Leograndeprodhim i Teatro Koreja, Leçe. Shfaqja do të realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Tiranës, në kujtim të shkrimtarit dhe gazetarit Alessandro Leogrande, një autor që ka frekuentuar prej kohësh Tiranën dhe Shqipërinë dhe që shumë nga mendimet dhe shkrimet e tij ia ka kushtuar këtij vendi.

Alessandro është historia e jetës, bëmave dhe veprave të një intelektuali të jashtëzakonshëm. Është historia e një të riu që zgjedh të mbajë sytë hapur mbi realitetin që e rrethon, t’i kushtojë jetën e tij dhurimit të dritës ndaj asaj që mbetet e errët dhe e fshehur në vendet më të tmerrshme, të angazhohet për të çmontuar stereotipat dhe frazat e gatshme, me të cilat largojmëi nga vetja dramat që përshkojnë të tashmen tonë, për të qenit gjithmonë dhe në çdo rast në anën e “Të fundmëve”. Alessandro është Taranto. Alessandro është një udhëtim nëpër getot e emigrantëve të shpërndarë humbshëm fushave. Është një udhëtim i palodhshëm drejt vendeve me kufij dhe mure. Alessandro është magjepsja përpara një pikture. Është praktika më e lartë e një “pietas” të vështrimit. Alessandro është një shoqërues udhëtimi në këto kohë të vështira, një burim i pashtershëm frymëzimi. Alessandro është një teatër plot gjallëri, ku kujtesa, e tashmja dhe utopia, nuk durojnë kurrë të ndahen, ashtu si në të gjitha veprat e tij.

një shfaqje e: Koreja nga Gianluigi Gherzi dhe Fabrizio Saccomanno

me: Fabrizio Saccomanno, Elisa Morciano, Emanuela Pisicchio, Maria Rosaria Ponzetta, Andjelka Vulic

regjisor: Fabrizio Saccomanno

kurator i projektit dhe konsulent artistik: Salvatore Tramacere

Bashkëprodhimi: Ura Teatro

Informacion:

Data: 2 Prill 2023

Orari: 16:02

Organizuar nga : IIC Tirana

Në bashkëpunim me : Komunën e Tiranës dhe Teatri Metropol

Hyrja : E lirë

Më shumë