❗️DHJETË KËRCIME❗️
TIRANA MY RHYTHM‼️PREMIERË ▶️ 5️⃣ Prill
Ora 2️⃣0️⃣:0️⃣0️⃣📍 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli ”
Koreografia : Giulio De Leo
Me : Mariel Brahimllari, Valentina Myteveli, Semela Skenderasi
Muzika : Sergio Altamura
Ndriçimi : Antonio Longo
Kostumografia : Sofi Kara
Bashkëpuntor Artistik : Carmelo Antonio Zapparrata
ℹ️DHJETË KËRCIMET – Tirana my Rhythm është një projekt koreografik i Giulio De Leo, i lindur nga ftesa e Gjergj Prevazit, drejtor i TEATRIT KOMBETAR EKSPERIMENTAL të Tiranës, për të zhvilluar një krijim me interpretuesit e rinj të KOMPANISË SHQIPTARE TË KËRCIMIT dhe nga interesi i koreografit italian drejt peizazhit kulturor shqiptar. Një vepër që sjell në lojë gjuhën e kërcimit, fotografisë dhe videografisë për të krijuar një krijim inovativ dhe jokonvencional. Elementë të traditës së vallëzimit popullor shqiptar ripërpunohen në një çelës bashkëkohor dhe reduktohen në një çelës ciklik dhe ritual, për të ndërtuar një rrugëtim poetik në të cilin vetë trupi bëhet peizazh dhe vendtakim për pamje dhe kultura të ndryshme.
Projekti i zhvilluar falë mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës në Tiranë do të ketë premierën të mërkurën më 5 Prill në orën 20:00 në TEATRIN KOMBETAR EKSPERIMENTAL në TIRANË dhe në korrik do të prezantohet në Itali në një premierë kombëtare si pjesë e LE DANZATRICI en plein air 2023, Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor i drejtuar nga Giulio De Leo dhe i njohur dhe financuar nga Ministria e Kulturës, Rajoni i Pulias dhe Bashkia e Ruvo di Puglia.