“SuperMoto 2023”, argëtim, adrenalinë, dhe një kulturë ndryshe!

Megi Daci
04/04/2023

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit organizon Kampionation Kombëtar “SuperMoto 2023”, në datat 8-9 prill në Tiranë. Fundjavën e ardhshme organizohet raundi i parë i cili do të zhvillohet në dy ditë dhe në secilën ditë do të ketë nga dy gara. Risia e edicionit të këtij viti të SuperMoto 2023 , është gara me Scooter Elektrik.

Kampionati në Edicionin 2023 do të përbëhet nga katër Raunde dhe 13 gara.
Çdo garë ka sistem pikësh.
Piloti Kampion Kombëtar “Supermoto 2023” do të shpallet nga shuma e pikëve të marrë në garat që ka marrë pjesë.

Më shumë