Art

“Maestro troket Folk”, rikthehet në shtëpinë më të famshme të muzikës në Shqipëri

Megi Daci
25/04/2023

Rikthehet në shtëpinë më të famshme të muzikës në Shqipëri, aty ku janë hedhur themelet e kulturës e traditës shqiptare 🇦🇱 dhe ku jehon fort jo vetëm muzika klasike, por edhe ajo folklorike, për kënaqësinë e qindra artdashësve të këngëve qytetare, tenori Armaldo Kllogjeri, i mirënjohur si MAESTRO.

Në bashkëpunim me Orkestrën e Ansamblit Popullor, Grupin Vokal dhe Grupin e Valleve të AP-së, bashkë me këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka dhe Era Rusi, data 4 maj duhet të shënohet në agjendën e gjithsecilit prej jush.

Nxitoni të merrni biletën tuaj, çdo ditë, nga ora 10:00 deri në orën 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 20:00!

Mos mungoni!

Më shumë