Art

“Rinia krijon Kulturë”, ekspozita në fokusin e artistëve të rinj 

Megi Daci
26/04/2023

“Rinia krijon Kulturë”, është ekspozita me piktura dhe krijime artistike të nxënësve të Shkollës së Mesme Artistike ‘Jan Kukuzeli’ e cila do të zhvillohet në Sallën Activate, pranë Kongresit Rinor Kombëtar. 
Krijimet e tyre në teknikën e pikturës, skulpturës dhe qeramikës do të shfaqen si një vlerë e shtuar kulturore e programit tonë .

Kultura ka forcë të transformojë vizionin e një shoqërie, të forcojë komunitetet lokale dhe të krijojë një ndjenjë identiteti dhe përkatësie tek njerëzit e të gjitha moshave, por në veçanti tek brezi i ri. Si një faktor që nxit angazhimin e rinisë për t’i pasqyruar çështjet e jetës së përditshme në forma kreative, kultura luan kështu një rol thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik për brezat e ardhshëm.

Të rinjtë janë plot ëndrra e pasione por gjithashtu kanë energjinë dhe kapacitetin për t’u transformuar në një motor të ndryshimeve kulturore e sociale në një shkallë të gjerë.

Shihemi më 27 Prill, ora 13:00 – 16:00 pranë Kongresit Rinor Kombëtar.

Më shumë