“AIDA” nga Giuseppe Verdi, premierë historike në TKOB

Megi Daci
08/06/2023

Nga madhështia e kulturës së lashtë egjiptiane vjen imazhi i Aidës, e cila përcjell përmes shekujve shembullin e dashurisë së bijës për të atin, për atdheun, por edhe dhimbjen e një gruaje për të dashurin e vetë, Radamesin. Pasi i është bashkuar imazhit të Egjyptit faraonik, regjizori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Nikolin Gurakuqi, po përgatit për në skenë operan “Aida”, veprën e famshme të Verdit, me libret të Antonio Ghislanzoni-it, e cila do të vijë për herë të parë në skenën shqiptare, në katër akte, nga 23-27 Qershor.

Trekëndëshi i një dashurie pasiononte të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radamès, dhe të bijës së Faraonit, Amneris.

Biletat mund t’i merrni çdo ditë, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.

Më shumë