Teatri “Migjeni” prezantohet me “Hekubën” në Festivalin Ndërballkanik të Dramës Antike
Këtë verë prezantohet për herë të parë Festivali Ndërballkanik i Dramës Antike, themeluar nga Qarku i Atikës, i cili, tashmë do të kthehet në një traditë vjetore. Qëllimi kryesor i këtij festivali është të nxjerrë në pah traditën e madhe teatrore dhe krijimtarinë bashkëkohore të vendeve të Ballkanit mbi Dramën Antike.
Në kuadër të këtij festivali katërditor, në datën 6 korrik 2023, në orën 21:00, në teatrin “Katina Paxinou” në Athinë, Shqipëria do të përfaqësohet nga Teatri Migjeni, Shkoder me tragjedinë ‘‘Hekuba’’ të Euripidit (‘’Εκάβη’’ του Ευριπίδη), me regji të regjisorit të suksesshëm shqiptar Enke Fezollari, përkthyer në shqip nga Eleana Zhiaku.
Në shfaqje rolin e Hekubës interpreton Rita Gjeka Kacarosi. Në këtë shfaqje marrin pjesë aktorja e mirënjohur Vefi Redhi, e cila jeton dhe punon në shtetin helen si edhe aktori i madh dhe njëkohësisht Drejtor i Teatrit Shqiptar të Shkupit Adem Karaga. Intepretojnë gjithashtu aktorët Jozef Shiroka, Krist Lleshi, Fritz Selmani, Rajmonda Marku, Merita Smaja, Nikolin Ferketa dhe Aleksander Prenga. Këndon Rezarta Smaja, e shoqëruar nga muzikanti Bledi Doci. Kostumet e skenografia: Divni Gushta.
Hekuba e Euripidit është një përrallë mizore e hakmarrjes së tmerrshme që ish-mbretëresha e Trojës i bëri mbretit trak Polimestor, i cili theri djalin e saj Polidorin, me qëllimin e vetëm të përfitimit. Është gjithashtu një demaskim i fuqisë së akeanëve të fuqishëm, të cilët ishin bashkëpunëtorë në të gjitha llojet e krime, kur panë një përfitim për veten e tyre, duke lënë të tjerët të pisnin duart dhe ndërgjegjen.
Mbi këtë lloj teleturgjie ballkanike autentike, Enke Fezollari dhe grupi i tij na ftojnë të shijojmë një shfaqje multikulturore, përmes këndvështrimit të tyre njerëzor, zakoneve e karakteristikave të tyre, me shtysë traditën e veriut të Shqipërisë.