Një shfaqje e veçantë do të mbahet në fundjavë në teatrin “Andon Zako Çajupi ‘në Korçë.
“Nata e Dymbëdhjetë” me regji të regjisorit grek Dimitris Milonas do të vihet në skenë me aktorët më të dëgjuar në zë si Luiza Xhuvani, Guri Koço, Gent Hazizi, Desara Xhangolli, Kristian Koroveshi, Paola Kodra e të tjerë.
Korca vazhdon të ruajë traditën e shfaqjeve teatrale çdo fundjavë, duke qëndruar qyteti i dashuruar me artin e kulturën.