Art

Shfaqja e filmit “La Pazza Gioia” nga Paolo Virzi tek Liqeni i Tiranës!

Silvia Tabaku
25/08/2023
La Pazza Gioia, film i Paolo Virzì, e ka pikënisjen tek Villa Biondi, një qendër aftësimi për gratë me probleme mendore. Dy nga pacientet, Beatrice Morandini Valdirana (Valeria Bruni Tedeschi) dhe Donatella Morelli (Micaela Ramazzotti), zënë miqësi dhe vendosin të braktisin qendrën së bashku, për të shijuar çmenduritë e jetës: fillimisht në një autobus, pastaj duke vjedhur një makinë dhe në fund në këmbë. Kështu zë fill një road movie i stilit Thelma & Louise, mes kodrinave dhe detit të Toskanës.Personalitetet e dy grave janë katërcipërisht të kundërt: Beatrice është e pasur, narciziste, mitomane dhe mendjemadhe; Donatella, e brishtë dhe e mbyllur, e detyruar të lërë djalin e saj në kujdestari, në kërkim të dëshpëruar të dashurisë së të atit.Përmes fazave të ndryshme të udhëtimit të tyre të trazuar, të dyja rizbulojnë botën, duke u përpjekur të pranojnë veten dhe të tjerët, pavarësisht zhgënjimeve të ndryshme.Një film mbi çmendurinë, izolimin dhe kontradiktat e një shoqërie të paaftë për të kuptuar fatkeqët.Mes të qeshuriave dhe lotëve, ndjeshmëria e rrallë e Virzìt dhe interpretimi i jashtëzakonshëm i dy aktoreve, ndihmojnë në krijimin e një portret feminiliteti aspak konvencional, të sinqertë dhe të thellë.
Tek Liqeni i TiranësHyrja e lirë

Më shumë