Shfaqja “Xhoni dhe Xhoi”, premierë në Teatrin Metropol

Sindi Metushi
13/09/2023

Xhoni dhe Xhoi, dy protagonistët e shfaqjes janë të burgosur në një ‘vend’, një bar surreal me tavolina dhe karrige në natyrë. Ata bien në konflikt për zotërimin e një llotarie të fituar. Mes dialogëve absurdë dhe paradokseve përpiqen të arrijnë fundin dhe të kapërcejnë gjendjen e tyre të pasigurtë. Personazhet dhe situatat mbivendosen dhe ndërthuren aq shumë sa të krijojnë një realitet që ndryshon vazhdimisht. Të qënurit një dhe dy në të njëjtën kohë shkakton një surprizë që mund të kufizohet me zhgënjim dhe madje të bëhet sindromë, atë të ‘personalitetit të alternuar’. Ato mishërojnë dy mundësi të dallueshme në kuptimin ekzistencial.

•Regjia: Endrit Ahmetaj
•Skenografi/Kostumografi: Klea Lila
•Promocion: Aliona Pogaj
•Me aktorët: Ana Guçe, Anxhelo Daut dhe Endrit Ahmetaj

•Autor: Ágota Kristóf
•Perktheu: Alket Çani

DITA / ORA

(E enjte) 19:00


VENDI

Teatri Metropol

Rruga Ded Gjo Luli

Më shumë