Kini kujdes me përdorimin e saj, uthulla e mollës mund t’i bëjë shumë dëm organizmit!

Marisa Karabeci
17/06/2024

Përdorimi i tepërt i uthullës së mollës mund t’i bëjë dëm organizmit. Përdorimi i drejtë  nuk duhet të jetë më shumë se 5 lugë të vogla në ditë. Mund të përdoret në sallata, gjellë, me perime, por edhe të pihet në gotë uji. Mirëpo sasia e tepërt e uthullës së mollës mund të irritojë stomakun, të shkatërrojë smaltin e dhëmbëve dhe të dëmtojë ezofagun.

Uthulla është shumë e fortë edhe me përdorimin e gabuar mund t’i bëni vetes më shumë dëm sesa dobi. Mos pini uthull molle me stomakun bosh. Thartira e saj mund të irritojë stomakun nëse e pini esëll. Mund ta pini në një gotë uji pas ngrënies. Vetëm pirja e uthullës së mollës nuk është mënyrë natyrale e pastrimit nga toksina, sepse organizmi ynë tashmë ka sistemin e vet.

Mëlçia, veshkat dhe zorrët e ndihmojnë trupin të absorbojnë materiet ushqyese, ndërkaq ato të cilat nuk janë të dobishme i nxjerrin jashtë nëpërmjet urinës dhe jashtëqitjes. Probiotikët mund të ndihmojnë që të përmirësoni shëndetin e zorrëve dhe të keni metabolizëm të rregullt. Kjo ndodh për shkak të fermentizimit të uthullës, e cila përmban baktere të mira. Uthulla e mollës e pasterizuar përmban enzima, proteina dhe probiotikë, sepse me pasterizim ato eliminohen.

Uthulla e mollës është përdorur si një ilaç për shërimin e plagëve, qetësimin e kollës dhe dhimbjeve të stomakut për mijëra vjet. Uthulla e mollës bëhet përmes fermentimit, ku majaja dhe bakteret konvertojnë karbohidratet së pari në alkool dhe pastaj në acid acetik, i cili i jep uthullës shijen dhe aromën e mprehtë dhe përfitimet shëndetësore.

Sipas Dr.Chris Damman, disa njerëz sugjerojnë përdorimin e uthullës së mollës së papërpunuar me baktere dhe karbohidrate të patretura. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që është më e shëndetshme se uthulla e zakonshme. Ai shpjegon se uthulla e mollës dhe frutave kanë polifenole, të cilat janë përbërës me veti antioksiduese dhe antiinflamatore. Këto polifenole mund të jenë pjesë e përfitimeve të mundshme shëndetësore të këtyre uthullave.

Më shumë