Premiera e pare e “Fondit te Teatrit per te Rinj”

Sindi Metushi
02/09/2024

“Fondi i Teatrit per te rinj” në kuadër të festivalit “HAPAT”, financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me organizimin e Teatrit Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, dhe mbështetjen e Teatrit Metropol si dhe Next_Level_Forma, (në trajnimin fizik te aktorëve), sjell produksionin teatror “Marmelladov”, shkëputur dhe përshtatur nga novela “Krim dhe ndëshkim” e autorit Fyodor Dostoevsky.

“Marmelladov” kryqëzon jetët e individëve të ndryshëm të shoqërisë së djeshme, të sotme dhe të nesërme. Secili prej personazheve bart mbi vete ideologji të cilat sjellin transformim rrenjësor në rrafshin personal e për pasojë avancimin, shpeshherë edhe degradimin e shoqërive. Shpërfaqja e kompleksitetit të qënies njerëzore (nën trysnine e rrethanave sociale, politike, ideologjike dhe religjioze) si pasojë e shprishjes së integritetit të individit. Boshti mbi të cilin shfaqja frymon ka në qendër segmentin jetësor të një humani, viktimë e vetes dhe furtunave të jetës.

«Pain and suffering are always inevitable for a large intelligence and a deep heart. The really great men must, I think, have great sadness on earth. — Fyodor Dostoevsky»»

Regjia: Xhino Musollari

Në role: Marius Dhrami, Denardo Neziri, Erdet Miraka, Lindar Kaja, Sedmir Memia, Luisa Dinellari, Erd Kullolli.

Asistent regjisor: Roerd Toçe

Koreografia: Erdet Miraka

Skenografia: Ibrahim Burgu

Kostumografia: Frenci Gjerasi

Grafik Dizajni: Evi Gjoni

Fotografia: Ergys Baki

Në datat 4,5,6,7,8 Shtator

Ora: 20:00

Salla: Chekhov, Teatri Metropol

Më shumë