“Fondi i Teatrit për të Rinj” me mbështetjen e @meki.gov.al Sjell:
” IMPROMPTU “
Autor: Tad Mosel
Interpretojne: Eva Gjika, Klodian Çelmeta, Ronaldo Kolgjokaj, Shandi Ismailaj, Erina Lazi.
As. Regjisore: Lutfilda Kaziaj
Koreografia: Stini Cace
Kompozitor: Harlen Nikolli
Kostumografia: Dhespina Cani
13 – 14 – 15 Shtator
19 : 00
Teatri Zihni Sako, Gjrokastër.
• Katër aktorë dhe Administratori gjenden në skenë për të improvizuar një shfaqje, ku ashtu si jeta, perceptohet si një argëtim i pastër dhe papritur transformohet në një dramë e konceptuar në “modalitetin Pirandello”. Procesi i arritjes së qëllimeve për çdo personazh vjen parësore, madje më e rëndësishme se vetë përfundimi i tyre si karaktere, për shkak të kompromisave që ata kanë bërë me Administratorin. Kjo, e mbuluar nga shumë fasada, vjen si një luftë për të ekzistuar para publikut. Loja e aktorëve i bën personazhet të vetëtrajtohen si kameleon nëpërmjet improvizimit. Shfaqja ngre një pyetje ekzistenciale: “Cili duhet të jetë raporti i duhur i së vërtetës kundrejt iluzionit drejt një jete të balancuar?”. Me anë të saj vihet në pah vetëdija e gjithësecilit dhe raporti i tyre me kompromisat e skenës. Kjo pyetje e shtyn shfaqjen të ketë komponentë të një teatri absurd, duke sulmuar komoditetin e personazheve ndaj vetëkënaqësisë, me qëllim vendosjen e publikut përballe sfidave njerëzore, si: izolimi i individit, dëshpërimi dhe përpjekja për gjetjen e vetëvetes në këtë realitet.