“Ne lindje te Berlinit”, Premiere e Fondit te Teatrit per te Rinj

Sindi Metushi
02/10/2024

” NË LINDJE TË BERLINIT”

Autor: Hannah Moscovitch

Regjia: Marsel Greva

Interpretojnë: Kleard Germenji, Eno Basha, Françeska Hysi

Përktheu: Artur Lena

Skenografia: Stivi Rrapo

Kompozitor: Renuard Mimani, Jurgen Kokiçi

 4 • 5 • 6 • 7 • 8 Tetor

 19 : 00

 Qëndra kulturore “Margarita Tutulani”, Berat

“Në lindje të Berlinit” është një dramë e shkruar nga Hannah Moscovitch që ndjek rrugëtimin e një djaloshi, Rudi, i cili përjeton një shok emocional pasi zbulon të kaluarën e ndërlikuar të babait të tij në Berlin pas Luftës së Dytë Botërore.

Rudi fillon një rrugëtim të thellë për të kuptuar identitetin e tij dhe për të gjetur mënyra për t’u përballur me të vërtetën e rëndë për të kaluarën e familjes se tij.

Nëpërmjet një vargu ngjarjesh, ai përballet me personazhe të tjerë si Sara një vajzë hebre, me të cilë mund të lind një dashuri e mundshme, dhe Herman, një mik i familjes.

Rudi përballet me dilema morale dhe emocionale që ndikojnë në rrugëtimin e tij të identitetit dhe maturisë.

“Në lindje të Berlinit” eksploron temat e identitetit, moralitetit, dhe përballjes me të kaluarën, duke ofruar një portret të thellë dhe emocional të një djaloshi që kërkon të gjejë veten në një botë të tronditur pas luftës.

Më shumë