Instalacioni i Rosa Mundi-t përbëhet nga 6 vepra, dy piktura në tempera vegjetale dhe material organik detar, të pikturuara në telajo prej qelqi dhe plastike të ricikluar; një sferë e vogël armilare e pikturuar, e përftuar nga riciklimi i buteve të vjetra të verës, dy valixhe transparente të pikturuara në brendësi dhe një “Pinok” prej druri i mbuluar nga elementë elektronikë, tiparet e të cilit janë gjithsesi të dallueshëm.
Rosa Mundi është pseudonim i artistes, e cila ka zgjedhur të jetojë mes dy ishujve deti dhe një ishulli lumi. Ajo ndoqi kurse për Pikturë, Skulpturë, Koreografi dhe Histori Arti pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Venecia, Academie des Beaux Arts në Strasburg dhe Ecole Martenot në Paris. Vëzhguese introspektive e qytetërimeve të hershme dhe të tashme, Rosa Mundi, transpozon në art ngjarje reale të jetës së përditshme dhe ndjenja njerëzore, duke krijuar skenarë dhe performanca ad hoc dhe duke i riinterpretuar ato më pas për t’i dhënë jetë Teatrit të saj personal të botës. Rosa Mundi e ka zhvilluar teknikën e vet, duke e ngjyer furçën në pigmente natyrale vegjetale dhe organike, të përziera me vaj ulliri, vezë dhe ekstrakte kandilësh deti. Ajo gjithmonë ka parapëlqyer përdorimin e materialit të ricikluar, me synimin për t’i dhënë një jetë të re, duke realizuar kështu një lloj metamorfoze. Veprat karakterizohen nga studimi mbi dritën dhe reflektimet.
Artistja është e pranishme në koleksione të rëndësishme publike dhe private të përhershme, ku përfshihen Muzeu i Artit Bashkëkohor të Rajonit Sicilian, Bashkia Nieuwmarkt Amsterdam, Fondacioni Orestiadi, Muzeu i Teksturave Mesdhetare, Fondacioni Il Cedro, Fondacioni Sicilia, Koleksioni Genzini, Dizajn Aldo Cichero, CANIFF Chic & Cool Canadian, Wopart Exibition Work, Palazzo Marchetti, Koleksioni Roberto Bilotti d’Aragona, Koleksioni Annibale Berlingieri, Fondacioni International Ati Yoga, ABI- Shoqata Italiane e Bankave.
Pavioni italian nga data 05.11 deri më 24.11.2024: Pjesëmarrja italiane në Bienalen e Durrësit 2024 përfshin artistët: Arturo Casanova (në Galerinë e Arteve të Bukura) Enrico Dedin dhe Fabrizio Passarella (Teatri “Aleksander Moisiu”); Michele Stanzione (Pallati Mbretëror Zogu I); Oliviero Rainaldi (Bashkia Durrës) .