“The Apprentice”, nga 24 tetori premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
24/10/2024

Historia e Donald Trump.

Nga regjisori Iranian-Danez fitues i disa çmimeve Ali Abbasi ( kandidat për çmimin Oskar, fitues i European Film Award Border, Fitues i çmimit për aktoren më të mirë në Kanë me Holy Spider) vjen një eksplorim therës i pjesës së fshehur të perandorisë amerikane dhe një ekzaminim emocionues i marrëdhënies mentor-nxënës që do të ndryshonte botën. Nju Jorku i viteve 1970. I vendosur për të dalë nga hija e babait të tij të fuqishëm dhe për të bër emër për vete në biznesin e pronave të patundshme të Manhatanit, biznesmeni aspirues Donald J. Trump është në ditët e hershme të karrierës kur has njeriun që do të bëhet një ndër figurat më të rëndësishme të jetës së tij, pehlivanin politik Roi Kohn. Duke parë që Donaldi i ri ishte premtues, avokati me ndikim – që siguroi dënime spiunazhi ndaj Xhulius dhe Ethel Roznebergut dhe hetoi njerëz të dyshuar për komunizëm krahas senatorit Xhozef Mekarthi- i mësoi nxënësit të tij të ri se si të mblidhte pasuri e pushtet përmes mashtrimit, presionit dhe manipulimit të medias. Pjesa tjetër dihet.

Titulli origjinal The Apprentice

Filmi fillon 24.10.2024

Kohëzgjatja 2h

Limiti i moshës o.A.

Versionet e disponueshme 2D, OV

Shteti Viti USA 2024

Aktorë Sebastian Stan, Martin Donovan, Maria Bakalova, Jeremy Strong, Patch Darragh, Emily Mitchell

Regjisori Ali Abbasi

Distributor SRB Taramount film d.o.o.

Orari :

Cineplexx TEG
E hënë –E dielë: 21:30

Cineplexx QTU
E hënë – E dielë: 19:00

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë