Në një ditë të zakonshme, në një shtëpi të zakonshme, një mama me vajzën e saj të vogël janë duke kaluar një ditë të zakonshme, kur ndodh diçka e jashtëzakonshme. Bie zilja e derës dhe ai që kërkon të hyjë në shtëpi është një tigër i urtë, miqësor dhe me zemër të butë. I vetë ftuari pranohet dhe gjithçka shkon për bukuri, derisa ai kërkon të hajë. Por çfarë mund të hajë një tigër? Pa merak, ky është vegjetarian. Madje kërkon lugë, pirunë, thikë edhe pecetë, sepse është i edukuar dhe shumë i sjellshëm. Nën shoqërimin e këngëve dhe kërcimeve, duket se ky tigër nuk ndryshon shumë nga të qënurit njeri.
8 – 9 – 10 Nëntor 10:30
Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”