
Me kënaqësi ju njoftojmë shtimin e katër datave të reja për shfaqjen “Dhelprat e Vogla” të Lillian Hellman.
Një dramë tronditëse që zbërthen natyrën e lakmisë, ambicies dhe marrëdhënieve të vështira familjare.
E vendosur në jugun e Amerikës në fillim të shekullit të 20-të, kjo histori e fuqishme ndjek Rexhina Hidens, një grua e shkathët dhe manipuluese, që së bashku me vëllezërit e saj ndërmerr hapa të guximshëm për një marrëveshje biznesi të dyshimtë. Por ndërsa intrigat thellohen, shkatërrimi i familjes bëhet i pashmangshëm.
Autor: Lilian Hellman
Regjia: Spiro Duni
Trupa e aktorëve: Rozi Kostani, Sokol Angjeli, Albano Prodani, Xhino Musollari, Klea Konomi, Xhulia Musagalliu, Roerd Toçe, Erin Kujofsa, Natasha Sela, Kastriot Ramollari
Përkthimi: Artur Lena
As. Regji: Klajdi Malellari
Kompozitor: Alfred Tase
Skenograf: Ilirjan Sadiku
Kostumografi: Frenci Gjerasi
Lëvizje skenike: Artan Ibershimi
As. Skenograf: Vladimir Caridha
Datat: 6, 7, 8, 9 Shkurt 2025
Ora: 19:00
Rezervoni biletat tuaja në +355 67 227 0668.
Ju mirëpresim!