“Bridget Jones: Mad About the Boy”,nga 13 Shkurti premierë në të gjitha kinematë Cineplexx

Sindi Metushi
13/02/2025

E katërta në serinë e komedive romantike britanike.

Fituesja e dy çmimeve Academy Award® Renée Zellweger kthehet në rolin që krijoi heroinën e komedisë romantike të të gjitha epokave, gruan qasja unike e të cilës ndaj jetës dhe dashurisë, ripërcaktoi një zhanër të tërë filmi. Brixhit Xhouns në fillim shpërtheu nga libri fenomenal i Helen Fielding, Ditari i Brixhit Xhouns që u bë best-seller global dhe film shumë i suksesshëm. Një grua pa shumë karrierë që jetonte në Londër, Brixhit Xhouns jo vetëm që i tregoi botës aventurat e saj romantike, por shtoi fjalë si “Beqarushë”, “Të martuar të vetëkënaqur” dhe “trapllëk” fjalorit mbarëbotëror. Aftësia e Brixhitës për të tirumfuar pavarësisht vështirësive bëri që ajo të martohej më në fund me avokatin e suksesshëm Mark Darsi dhe të bëhej nëna e djalit të tyre. Më në fund erdhi lumturia Por në Bridget Jones: Mad About the Boy, Brixhita është sërish e vetme, e mbetur vejushë katër vite më parë, kur Marku u vra në një mision humanitar në Sudan. Ajo tani është nëna beqare e Billit 9 vjeç dhe Mejbëllit 4 vjeçe, dhe ka mbetur në një situatë të vështirë emocionale, duke i rritur fëmijët me miqtë e saj besnikë e madje edhe ish të dashurin, Deniëll Klivër (Hugh Grant). E shtyrë nga familja e saj urbane Shejzëri, Xhudi dhe Tomi, kolegia e punës, Miranda, nëna e saj dhe gjinekologu i saj dr. Roulings (fituesja e çmimit Oscar®,Emma Thompson) — për të gjetur një rrugë të re drejt jetës dhe dashurisë, Brixhita kthehet në punë dhe madje provon aplikacione lidhjesh ku shumë shpejt ndiqet nga një djalosh entuziast dhe plot ëndrra (Leo Woodall i White Lotus). Tani e shpërndarë mes punës, shtëpisë dhe dashurisë, Brixhita vuan nga gjykimi i nënave ideale në shkollë, shqetësohet për Billin që vuan nga mungesa e të atit, dhe përfshihet në një varg ndërveprimesh të çuditshme me mësuesin shumë racional të të birit (kandidadi për çmimin Oscar® Chiwetel Ejiofor).

Titulli origjinal:Bridget Jones: Mad About the Boy

Filmi fillon:13.02.2025

Kohëzgjatja:2h 5m

Versionet e disponueshme:2D, OV

Shteti Viti:USA 2024

Aktorë:Emma Thompson, Hugh Grant, Chiwetel Ejiofor, Renée Zellweger, Leo Woodall

Regjisori:Michael Morris

Distributor:UIP-B.V.

Orari;

Cineplexx TEG:

E Hënë -E Dielë: 16:30 ;19:00; 20:15 ;21:30

Cineplexx QTU:

E Hënë-E Dielë: 17:30; 19:00 ;20:00

Për më shumë informacion mund të ndiqni Cineplexx në:
Instagram
Facebook
https://www.cineplexx.al/

Më shumë