Dramë satirike “15 DITËT E PRILLIT”

Sindi Metushi
03/03/2025

Ngjarjet tregojnë 15 ditët e festimit të ditëlindjes së liderit të lavdishëm, i cili zhvillohet në një periudhë dyjavore, ku përshkruhen ngjarje të ndryshme që ndodhin brenda kësaj periudhe. Teksti është një thurje situatash sa dramatike dhe groteske, me nota humori që e bëjnë shikuesin të buzëqeshë. 🎭 Interpretuar nga: Yllka Mujo | Hervin Culi | Alesia Xhemalax | Romir Valla | Suela Bako | Mimoza Marjanaku | Amos Xaharia | Adelina Muca | Giuliano Brisco | Aleksandër Seitaja | Sanie Hoti | Jaho Guma Autorja Markarian e konsideron këtë vepër si një detyrim moral për të përcjellë kujtimet dhe përjetimet e saj tek brezat e ardhshëm, ndërsa regjisorja Driada Dervishi e cilëson si një prodhim të jashtëzakonshëm për shkak të pjesëmarrjes së 12 aktorëve dhe njëkohësisht një sfidë e veçantë për të.

Më shumë