
• VRASJE NË VJESHTË •
Mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit
Regjia dhe dramatizimi : Stefan Çapaliku
Ass. Regjisor : Rafael Hoxhaj
Interpretojnë : Mehmet Xhelili, Rafael Hoxhaj, Xhoana Karaj.
Skenografia : Sadik Spahia
Kostumografia : Sofi Kara
Kompozitor : Rafael Marinaj
Ngjarja e përshkruar në roman bazohet në fakte reale, të cilat kanë të bëjnë
më së pari me momentin kur ushtritë aleate mbas kapitullimit të Italisë
fashiste po ndërmerrnin sulme të befasishme vecanërisht mbi prapavijat e
ushtrisë gjermane, duke pasur si objektiv kryesor depozitat e karburantit që
do paralizonin lëvizjet e kësaj të fundit.
Në këtë kontekst, shërbimi inteligjent i ushtrisë gjermane ka grumbulluar të
dhëna se aleatët mund të bombardonin portin e Durrësit me çisternat e veta të
karburantit dhe me këtë rast do shkatërrohej i gjithë qyteti që gjendej pranë.
Në këto kusht ushtria merr përsipër evakuimin e gjithë qytetarëve dhe
shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme, që presupozonte eleminimin e cdo
personi që nuk do i bindej këtij urdhëri.
Personi i vetëm që nuk do i bindet këtij urdhëri në romanin e Gjergj Vlashit
është Marian Shkoza, një punonjës i thjeshtë i një agjensie detare, beqar.
Ai rri i fshehur fillimisht në shtëpinë e tij dhe mëpas edhe në shtëpitë e të
tjerëve, të cilat i viziton fshehtazi fillimisht për të realizuar disa nevoja të
mbijetesës dhe më pas si dorëzim ndaj një manie për të jetuar jetët e të tjerëve
në ato dimensione që nuk ka arritur kurrë t’i përjetojë vetë.
Humbja e vetes dhe përmbushja me karaktere të tjera njerëzore e kthejnë atë
në një njeri paidentitet dhe me një tjetër sistem vlerash dhe vlerësimesh deri
në ditën e “vetdorëzimit” të tij te një patrullë gjermane që edhe e eleminon
fizikisht.
– Premierë më 26 Mars / 19:00
– Teatri Kombëtar Eksperimental, Salla 150, arTurbina.
Produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Shfaqja vazhdon edhe më datat.
27, 28, 29, 30 Mars / 19:00
Ju mirpresim.